Kancelarja e Gjermanisë, Angela Merkel, ka uruar Ramush Haradinajn me rastin e zgjedhjes për kryeministër të ri të Kosovës, duke thënë se ngritja dhe forcimi i shtetit ligjor, përmirësimi i situatës ekonomike, dialogu me Serbinë, demarkacioni, luftimi i korrupsionit dhe krimit të organizuar kërkojnë vëmendjen nga ana e tij.
“Ju uroj për zgjedhjen tuaj Kryeministër. Para Jush dhe Qeverisë suaj dalin detyra të rëndësishme dhe të vështira.
Ngritja dhe forcimi i shtetit ligjor, përmirësimi i situatës ekonomike, dialogu me Serbinë, demarkacioni i kufirit me Malin e Zi si dhe luftimi i korrupsionit dhe krimit të organizuar kërkojnë vëmendjen tuaj.
Këta janë hapat tuaj qendror për forcimin e perspektives evropiane të Kosovës.
Qeveria Federale edhe më tej do t’ju përkrahë në këtë rrugë. Për mandatin tuaj të dytë ju dëshiroj fat dhe sukses”, thuhet në urim. /Telegrafi/