Turqit janë të sigurt që të vijnë në Gjermani, deklaroi kancelarja Angela Merkel, duke hedhur poshtë paralajmërimin nga Ankaraja se qytetarët e saj duhet të kujdesen kur udhëtojnë atje për shkak të rritjes së ndjenjës antiturke.
Tensionet midis Berlinit dhe Ankarasë janë shtuar muajt e fundit. Paralajmërimi i Turqisë, të shtunën, erdhi pasi ministri i jashtëm i Gjermanisë tha të martën që gjermanët që udhëtonin për në Turqi rrezikonin paraburgim arbitrar edhe në zonat turistike.
“Dua të them shumë qartë se të gjithë qytetarët turq mund të udhëtojnë këtu”, tha Merkel, transmeton KosovaPress. “Asnjë gazetar nuk arrestohet këtu dhe asnjë gazetar nuk vihet në paraburgim. Liria e mendimit dhe sundimi i ligjit mbizotërojnë këtu dhe jemi krenarë për këtë”.