Telegrafi

Merkel thërret zjarrfikësit, ata ia mbyllin telefonin – menduan se ishte ndonjë shaka

Kancelarja gjermane Angela Merkel dëshiroi të falënderojë zjarrfikësit për kontributin e tyre në krizën gjatë pandemisë së coronavirusit, por kreu i zjarrfikësve ia mbylli telefonin.

Merkel thirri Departamentin kundër zjarreve në Berchen, por Andre Musvik, shefi i shërbimit, mendoi se po bëhej fjalë për një shaka të njërës nga radiot lokale, shkruan gazeta Nordkurir.

Për të mos u shndërruar në objekt të humorit, Musvik menjëherë ndërpreu thirrjen.

Më vonë, telefoni cingëroi përsëri dhe një zyrë shtypi e kancelares u përgjigj, duke sqaruar se më parë kishte thirrur Merkel.

Megjithatë, Merkel thirri serish zjarrfikësit dhe i falënderoi për punën e tyre.

Ajo mësoi nga mediat se zjarrfikësit në Bergen, pasi u testuan negativisht për coronavirus, vendosën të hyjnë vullnetarisht në karantinë. /kp/Telegrafi/