Site icon Telegrafi

Merkel do të takohet me Putinin midis tensioneve në rritje pas vrasjes së një aktivisti gjeorgjian

Gjermania ka dëbuar dy diplomatë rusë për përfshirjen e dyshuar të Rusisë në vrasjen e një qytetari gjeorgjian në Berlin. Një hetim i ri zbulon se vrasësi i dyshuar ka të ngjarë të ishte anëtar i FSB (agjensia kryesore pasardhëse e KGB-së e BRSS-së).

Kancelarja gjermane Angela Merkel do të takohet me presidentin rus Vladimir Putin javën e ardhshme, konfirmoi një zëdhënës i qeverisë gjermane të premten, pas vrasjes së aktivistit gjeorgjian Zelimkhan Khangoshvili në Berlin, transmeton Telegrafi.

Takimi i organizuar nga presidenti francez Emmanuel Macron të hënën pritet të zhvillohet në Paris, përpara një samiti tjetër në Ukrainë.

Kancelarja Merkel gjithashtu planifikon të zhvillojë bisedime një-për-një me homologun ukrainas, Volodymyr Zelensky.

Rriten tensionet Gjermani-Rusi

Duke folur në samitin e NATO-s në Londër në fillim të kësaj jave, Merkel ishte kritike ndaj Moskës për vrasjen e gjeorgjianit 40-vjeçar.

Khankoshvilli u qëllua dhe u vra në një distancë në një park në Kleiner Tiergarten të Berlinit më 23 gusht.

Çeçeni kishte luftuar kundër Rusisë në Luftën e Dytë me Çeçeninë dhe ishte i lidhur me inteligjencën ushtarake gjeorgjiane.

Gjithashtu këtë javë, prokurori i përgjithshëm i Gjermanisë mori kontrollin e hetimit, duke thënë se kishte prova të mjaftueshme për të sugjeruar se “aktorët e shtetit” në Rusi ose Çeçeni ishin prapa të shtënave.

Ministria e Jashtme dëboi të mërkurën dy diplomatët rusë, dhe Merkel tha se vendimi ishte i bazuar në mungesën e bashkëpunimit për vrasjen.

Të premten, shefi i shtabit të Merkel, Helge Braun, pranoi se ishte i tronditur nga reagimi nga Moska për dëbimet.

Më parë, ambasadori rus në Gjermani hodhi poshtë akuzat e përfshirjes në vrasje, ndërsa gjithashtu kërcënoi për pasoja, pas dëbimit.

Një burrë 49 vjeç me pasaportë ruse u arrestua ndërsa iku nga skena e vrasjeve në kryeqytetin gjerman. I dyshuari, i përfshirë edhe në vrasjen e një biznesmeni rus në vitin 2013, deri më tani ka ruajtur të drejtën e tij për të heshtur. /Telegrafi/

Exit mobile version