Telegrafi

Merkel: Të gjithë gjermanëve do t’iu ofrohet një vaksinë kundër coronavirusit deri më 21 shtator

Angela Merkel ka thënë se të gjithëve në vend do t’u ofrohet një vaksinë kundër coronavirusit deri më 21 shtator.

Duke folur në një konferencë shtypi pas një takimi virtual me përfaqësuesit e ndërmarrjeve farmaceutike dhe kryeministrat e shteteve gjermane, kancelarja gjermane tha se vaksina do të duhet të jetë në dispozicion për 73 milionë persona, raporton cnn.

“Ne në thelb kemi nevojë për një menaxhim të mirë për qytetarët kur do të shpërndahen takimet për vaksinim. Ekziston një strategji kombëtare e vaksinimit, kjo strategji tani do të përfshijë gjithashtu një plan kombëtar të vaksinimit, dhe sipas këtij plani ne do të parashikojmë datat e lindjes me sa kemi njohuri”, tha Merkel.

Duke folur në të njëjtën konferencë për shtyp, kryetari i qytetit të Hamburgut, Peter Tschentscher paralajmëroi se situata e vaksinës do të mbetet e ngushtë në tremujorin e parë.

Dhe Markus Soeder, Kryeministri i Bavarisë, tha se coronavirusi ishte një test serioz stresi për popullatën. Ai paralajmëroi të mos shikonte pa fund dhe të analizonte gabimet. /Telegrafi/