Site icon Telegrafi

Merkel: Tani është momenti të bëhen hapa për zbatimin e marrëveshjes për emrin

Kancelarja gjermane Angela Merkel, përmes një letre ka shprehur mbështetje për Qeverinë e Maqedonisë, duke thënë se tani është momenti kur duhet të ndërmerren hapa të rëndësishëm për të ardhmen e vendit.

Merkel thotë se marrëveshja e Prespës ofron mundësi historike për Maqedoninë dhe forcon marrëdhëniet fqinjësore, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“Më 30 shtator shumica dërmuese prej mbi 90 për qind e atyre që morën pjesë në referendum votuan “për” marrëveshjen me Greqinë. Marrëveshja ofron mundësi historike dhe forcon marrëdhëniet mes dy vendeve. Gjithashtu largon pengesën kyçe për afrimin e vendit në BE dhe NATO. Tani është momenti të merren hapa të rëndësishëm për zbatimin e marrëveshjes për emrin me miratimin e ndryshimeve kushtetuese. Do të vazhdojë të bashkëpunojë me ju për realizimin e këtij qëllimi”, thuhet në letrën e Merkel, e cila është publikuar në faqen e Qeverisë së Gjermanisë./Telegrafi/

Exit mobile version