Site icon Telegrafi

Merkel: Situata me pandeminë mund të përkeqësohet gjatë muajve të ardhshëm

Kancelarja gjermane, Angela Merkel, ka thënë se pandemia e coronavirusit ka gjasa të përkeqësohet gjatë muajve të ardhshëm.

Sipas medieve të huaja, përcjell Telegrafi, ajo paralajmëroi se situata e pandemisë mund të thellohet edhe më shumë, andaj iu bëri thirrjeve njerëzve në Gjermani që ta marrin me seriozitet kërcënimin e sëmundjes.

“Ne duhet të jemi të vetdijshëm se disa gjëra mund të jenë edhe më të vështira gjatë muajve të ardhshëm”, u shpreh ajo.

Reagimi i saj vjen pas rritjeve të rasteve me coronavirus në Gjermani, ku numri i përgjithshëm i të prekurve ka shkuar në 240 mijë.

“Njerëzit duhet ta marrin me seriozitet situatën e tanishme”, tha Merkel të premten.

“Ne duhet të mësojmë të jetojmë me pandeminë”, shtoi ajo mes tjerash. /Telegrafi/

Exit mobile version