Kancelarja gjermane, Angela Merkel, ka deklaruar të martën se situata e pandemisë në Gjermani mbetet akoma shumë serioze pavarësisht se numri i infeksioneve nuk po rritet aq shpejt.
“Numri i infeksioneve nuk po shënon rritje, megjithatë infeksionet mbeten akoma shumë të larta”, u shpreh Merkel.
“Ne duhet të reduktojmë kontaktet”, tha kancelarja gjermane.
Sipas medieve të huaja, përcjell Telegrafi, Merkel shtoi se kufizimi i kontakteve mes njerëzve ishte njëri ndër vendimet më të vështira që u detyrua të ndërmerrte gjatë detyrës.
Megjithatë sipas kancelares ajo do të kishte preferuar të binte dakord të hënën me udhëheqësit federalë dhe shtetërorë për zbatimin e masave më të rrepta kufizuese, pasi u shpreh e shqetësuar për përhapjen e coronavirusit në disa vende. /Telegrafi/