Site icon Telegrafi

Merkel: Me refugjatët në Evropë vijnë edhe terroristët

Kancelarja gjermane Angela Merkel ka konfirmuar se në mesin e refugjatëve që vijnë në Evropë nga Siria janë edhe terroristë.

Ajo ka deklaruar se ata janë kontrabanduar në Evropë dhe se janë në mesin e njerëzve që kërkojnë azil.

Politika e kancelares gjermane “dyert e hapura” shpesh ka qenë në cak të kritikave.

Në Gjermani gjatë vitit që shkoi kanë arritur më shumë se një milion refugjatë, nga të cilët shumica nga ta janë nga Siria.

Exit mobile version