Kancelarja gjermane, Angela Merkel e konsideron problematike pezullimin e përhershëm të llogarisë në Twittet të presidentit të SHBA-së, Donald Trump.
Twitter ka pezulluar përgjithmonë llogarinë e Trumpit, duke përmendur “rrezikun e nxitjes së dhunës në të ardhmen” pas inkursionit të mbështetësve të tij në Kongresin amerikan, transmeton Telegrafi.
“Operatorët e rrjeteve sociale kanë një përgjegjësi të madhe për të siguruar që komunikimi politik të mos helmohet nga urrejtja, gënjeshtrat dhe nxitja e dhunës”, tha zëdhënësi, Stephen Seibert, raporton bbc.
Ai theksoi se është e drejtë të mos qëndrosh mënjanë kur shfaqet një përmbajtje e tillë, duke e shënuar atë, por gjithashtu theksoi se liria e mendimit është një e drejtë themelore e një rëndësie elementare.
“Kjo e drejtë themelore mund të ndërhyhet, por në përputhje me ligjin dhe brenda kornizës së përcaktuar nga ligjvënësit – dhe jo nga vendimet e menaxhimit të rrjeteve sociale”, shtoi ai.
Facebook ka vendosur të pezullojë llogarinë e Trumpit, të paktën deri më 20 janar. /Telegrafi/