Telegrafi

Merkel: Racizmi është helm që gjendet në shoqërinë tonë

Kancelarja gjermane, Angela Merkel, deklaroi sot se racizmi është një helm dhe ky helm gjendet në shoqërinë tonë.

Deklarata e sipërcituar bëhet pas incidentit tragjik në qytetin gjerman, Hanau, ku një ekstremist i djathtë vrau 11 persona, përpara se të vetëvritej.

Kancerlaja Merkel anuloi edhe programin e saj të sotëm për shkak të sulmit të armatosur.

Zëdhënësi i qeverisë gjermane, Steffen Seibert tha se kancelarja Merkel ka anuluar programin në qytetin Halle për shkak të sulmit në Hanau.

Lexo po ashtu Ky është autori i sulmit në Gjermani, mbyti 11 persona dhe la një letër dhe video-incizim

Seibert gjithashtu njoftoi se Merkel informohet për çdo zhvillim në Hanau.

Ndërkohë, ministri i Jashtëm gjerman, Heiko Maas, në deklaratën e tij tha se “ngjarja e tmerrshme në Hanau na la të gjithëve në dhimbje. Mendimet tona janë me ata që humbën jetën, familjet dhe të afërmit e tyre. Shpresoj që sa më shpejt të shërohen të plagosurit”.

Në një sulm ndaj dy lokaleve në Hanau humbën jetën 9 persona, në mesin e të cilëve edhe qytetarë turq. Në sulm u plagosën 5 të tjerë.

Lexo po ashtu Nga të shtënat me armë në qytetin në Gjermani humbin jetën 11 persona, policia gjen trupat e pajetë të sulmuesve në një shtëpi

Në aksionin e zhvilluar nga ekipet e sigurisë, terroristi i së djathtës ekstreme Tobias R. është gjetur i vdekur në shtëpinë e tij. Ai pas tij ka lënë edhe një video mesazh. /kp/Telegrafi/