Ish-kryeministri i Italisë Matteo Renzi beson se kancelarja gjermane Angela Merkel duhet të vazhdojë te luajë rol udhëheqës në Evropë dhe pas përfundimit të mandatit të saj, të jetë në krye të Këshillit të Evropës, apo shefe e Politikës së Jashtme, shkruan euronews.
Në librin e tij “Un’altra strada” (Një tjetër mënyrë), ish- lideri italian shkruan:
“”Do të ishte e pëlqyeshme që një figurë udhëheqëse si Angela Merkel, e cila do të largohet nga kancelaria në muajt e ardhshëm pas 15 vjetësh lidership të pandërprerë, mund të vazhdojë t’i shërbejë Evropës në një kapacitet tjetër”.
“Merkel sigurisht që mund të jetë një person i duhur për të udhëhequr politikën e jashtme, por gjithashtu mund të jetë një kandidate e mirë për të kryesuar Këshillin”, shtoi ai. /kp/Telegrafi/