Kancelarja gjermane, Angela Merkel theksoi se priste me padurim hapjen e një kapitulli të ri në marrëdhëniet gjermano-amerikane, në një mesazh urimi për presidentin e ri, Joe Biden.
“Urimet më të ngrohta me rastin e betimit tuaj si president, @POTUS Joe Biden dhe @VP Kamala Harris, një triumf i vërtetë për demokracinë amerikane”, thekson kancelarja, e cituar në një mesazh në Twitter nga zëdhënësi i saj, Steffen Seibert, raporton ATSh.
“Pres me padurim hapjen e një kapitulli të ri miqësie dhe bashkëpunimi gjermano-amerikan”, theksoi ajo.