Kancelarja gjermane, Angela Merkel tha sot se nuk ka pasur ende kohë të mendojë se çfarë do të bëjë pasi të largohet nga zyra.
Sidoqoftë, ajo deklaroi se do të ishte e rëndësishme që Gjermania të ketë një pozicion në planet e Bashkimit Evropian për klimën ndërsa qeveria e re është në procesin e formimit, raporton usnews.
Politikania 67-vjeçare vlerësoi se ekziston një dëshirë midis grave politikane për të qenë më efikase, megjithëse, siç tha ajo, ka përjashtime.
Ajo u tha gazetarëve se disa gra të tjera kanë bërë shumë më tepër sesa ajo për barazinë, por që beson se edhe ajo ka arritur diçka.
Merkel, e cila ka qenë në krye të ekonomisë më të madhe të Evropës që nga viti 2005, po largohet nga posti i kancelares pasi vendosi të mos kandidojë për një mandat të pestë në zgjedhjet federale të 26 shtatorit. /Telegrafi/