Telegrafi

Merkel përzgjedhë një foto me Thaçin për prezantimin e Samitit të Sofjes

Kancelarja gjermane, Angela Merkel, ka bërë një postim në profilin e saj në Instagram, për bisedën që ka zhvilluar me presidentin e Kosovës Hashim Thaçi, pas fotografisë së përbashkët të Samitit të BE-së me vendet e Ballkanit Perëndimor në Sofje të Bullgarisë.

Merkel shkruan se pas fotografisë familjare, gjithmonë krijohet mundësia për shkëmbime të bisedave personale.

“Duke zhvilluar ca biseda jashtë sallave të takimit: Pas “fotos familjare” – shpeshherë vjen mundësia për shkëmbime të mëtejshme personale. Një gjë e tillë ndodhi në Sofje ku u zhvillua një bisedë midis kancelares Merkel dhe Hashim Thaçit, president i Republikës së Kosovës. #EUWesternBalkansSummit”, shkruan ajo në profilin e saj në Instagram.

Ndërlaq, Presidenti i vendit, Hashim Thaçi, ka njoftuar se ka nënshkruar deklaratën e përbashkët me të gjitha vendet në Samitin në Sofje, për të mbështetur një agjendë digjitale për Ballkanin Perëndimor.

Sipas Thaçit, ky është një hap konkret drejt uljes së kostos së romingut në rajon dhe me Bashkimin Evropian.

“Jetësimi i kësaj agjende digjitale është një lajm shumë i mirë për të gjithë konsumatorët dhe një përfitim i qartë i procesit të integrimit. Gjithashtu, kjo do të ndihmojë edhe nisjen e një pakoje të konsiderueshme të asistencës teknike për identifikimin e investimeve të mundshme digjitale dhe për të filluar një dialog të rregullt të rregullatorëve të Teknologjive, Informacionit dhe Komunikimit me Komisionin Evropian. Agjenda Digjitale për Ballkanin Perëndimor do të lansohet gjatë Asamblesë Digjitale në Sofje, më 26 qershor”, ka shkruar Thaçi në Facebook./Telegrafi/