Site icon Telegrafi

Merkel: Nuk ka datë për pranimin e vendeve të Ballkanit Perëndimor në BE

Kancelarja gjermane, Angela Merkel, hodhi poshtë të mërkurën, thirrjet për caktimin e një date për pranimin e vendeve të Ballkanit Perëndimor në Bashkimin Evropian.

Deklaratat e Merkel vijnë pas samitit të BE-së për Ballkanin Perëndimor që u mbajt sot në Bërdo të Sllovenisë, transmeton Telegrafi.

“Unë nuk besoj në caktimin e datave, besoj në përmbushjen e premtimeve tona”, ka deklaruar Merkel.

“Pasi të plotësohen kushtet, mund të bëhet edhe pranimi i vendeve në BE”, u shpreh ajo mes tjerash.

Sipas saj, një afat do ta vinte BE-në nën presion, pavarësisht nëse Ballkani Perëndimor do t’i plotësonte ose jo kushtet e përcaktuara nga blloku prej 27 vendesh. /Telegrafi/

Exit mobile version