Site icon Telegrafi

Merkel nuk është e vetmja: Këtyre politikanëve u cingëruan telefonat gjatë takimeve zyrtare

Kancelarja gjermane, Angela Merkel dhe presidenti rus, Vladimir Putin u takuan të premten gjatë një vizite zyrtare në Rusi.

Gjatë takimit, ndërsa Putini po fliste, telefoni celular i kancelares gjermane ra. Ajo e nxori nga xhepi dhe refuzoi thirrjen, dhe kjo nuk është hera e parë që diçka e tillë i ndodh asaj.

Në vitin 2014, ndërsa ajo ishte një nga pjesëmarrëset në WDR Europa Forum në Berlin, telefoni i Mekel -it i ra zhurmë teksa fliste për Ukrainën. Ajo nxori telefonin dhe e mbylli telefonin.

Publiku qeshi me shprehjen e saj të fytyrës, dhe një nga bashkëbiseduesit e saj në skenë e ngacmoi dhe përmendi Putinin.

Më poshtë janë disa prej rasteve kur liderëve botëror dhe politikanëve iu cingërroj telefoni gjatë takimeve zyrtare. /Telegrafi/

Exit mobile version