Site icon Telegrafi

Merkel: Nuk duhet të jemi të vrazhdë me britanikët

Kancelarja gjermane, Angela Merkel, ka deklaruar se Bashkimi Evropian nuk duhet të tregohet i vrazhdë në negociatat për largimin e Britanisë së Madhe.

Merkel theksoi se vrazhdësia kundrejt vendeve që largohen nga Unioni, nuk duhet të jetë prioritet në bisedime.

Deklaratat e kancelares erdhën pasi ministrat e Jashtëm të gjashtë vendeve që themeluan BE-në u takuan dhe i bënë thirrje Londrës që të implementojë me shpejtësi daljen.

Ajo shtoi se nuk është në favor të nxitjes së një tërheqjeje të shpejtë të Mbretërisë së Bashkuar.

“Negociatat nuk duhet të zgjasin përgjithmonë, jam dakord, por nuk do të luftoja për një rrugë të shkurtër. Do të përpiqesha për një klimë objektive dhe pozitive në bisedimet me Britaninë, të cilat duhet të zhvillohen qetësisht”, tha Merkel.

Exit mobile version