Site icon Telegrafi

Merkel në Turqi për krizën e refugjatëve

Kancelarja gjermane, Angela Merkel dhe zyrtarëte lartë të Bashkimit Evropian do të vizitojnë kufirin turko-sirian për të promovuar një marrëveshje disa muajsh lidhur me krizën e refugjatëve.

Kjo vizitë, vie pas paktit BE – Turqi, sipas të cilit, emigrantët që nuk kualifikohen për azil në Greqi, duhet të kthehen prapa në Turqi. Por sipas grupeve të drejtave të njeriut, Turqia nuk është një vend i sigurt, ku mund të kthehen njerëzit.

Në këtë vizitë të saj, Merkel pritet të vizitojë një kamp refugjatësh në qytetin jugor të Gaziantep, në afërsi të kufirit me Sirinë, ku ajo do të takohet me kryeministrin e Turqisë, Ahmet Davutoglu.

Në këtë udhëtim, ajo do të shoqërohet nga presidenti i Këshillit Evropian, Donald Tusk, nënkryetarit e Komisionit Evropian, Frans Timmermans.

Lidhur me politikat e saj të migracionit, Merkel kishte hasur shpesh në kundërshtim jo vetëm të opozitës gjermane, por edhe të përfaqësuesve të disa vendeve të BE – së.

Në anën tjetër, zyrtarët turq kanë paralajmëruar se marrëveshja do të prishet nëse BE nuk plotëson kus htet e Turqisë, në mesin e së cilave ishte edhe udhëtimi pa viza i qytetarëve turq në vendet e BE – së.

Sipas marrëveshjes, Turqia duhet të përmbush 72 kushte deri më 4 maj për të fituar heqjen e vizave, por sipas diplomatëve, deri më tani janë plotësuar vetëm gjysma e tyre.

Exit mobile version