Telegrafi

Merkel shtynë vizitën në Uashington për shkak të motit të keq

Kancelarja gjermane, Angela Merkel ka njoftuar sot se ka shtyrë vizitën në Uashington, e cila nesër do të duhej të takohej me Presidentin amerikan Donald Trump.

Kancelarja gjermane, Angela Merkel u tha gazetarëve në Berlin se udhëtimi i saj në Uashington, është shtyrë për shkak të njoftimeve për mot të keq në Shtetet e Bashkuara, e cila tha se shtyrja e udhëtimit tregon se sa serioze është situata me stuhinë që do t’i përfshijë SHBA-të.

Mediat nga Berlini njoftojnë se një stuhi dimërore pritet ta godas verilindjen e SHBA-ve, transmeton KosovaPress.