Site icon Telegrafi

Merkel mbështet idenë e prodhimit të aeroplanmbajtëses evropiane

Kancelarja gjermane, Angela Merkel deklaroi sot se e sheh me një sy të mirë idenë për prodhimin në të ardhmen të një aeroplanmbajtëseje evropiane.

“E shoh si diçka të mirë dhe të drejtë që në krahun europian të mund të pajisemi me një anije të tillë”, deklaroi Angela Merkel gjatë një konference për shtyp, ndërkohë që BE-ja po debaton për një Evropë të vërtetë të mbrojtjes.

Franca dhe Gjermania bashkohen mbi idenë e një Evropë të mbrojtjes dhe janë duke punuar për një avion të ri luftarak”, kishte theksuar nga ana tjetër kryetarja e partisë së Merkelit (CDU), Annegret Kramp-Karrenbauer e cila kohë më parë kishte parashikuar mundësinë e prodhimit të një aeroplanmbajtëseje europiane, për të mbështetur rolin e BE-së si një forcë e sigurisë dhe paqes./ATSH/

Exit mobile version