Kancelarja gjermane, Angela Merkel njoftoi se masat kufizuese kundër coronavirusit do të zgjaten të paktën deri në 20 dhjetor dhe ndoshta edhe në janar.
Ajo tha se gjermanët do të duhet të mbajnë maska edhe jashtë, në zonat për këmbësorë dhe qendrat e qytetit, raporton reuters.
Merkel tha sot se kishte rënë dakord me udhëheqësit e 16 shteteve federale gjermane që masat kundër përhapjes së coronavirusit do të qëndronin në fuqi deri më 20 dhjetor, duke shtuar se ka shumë të ngjarë që masat të qëndrojnë në fuqi deri në janar, transmeton Telegrafi.
“Numri i infeksioneve është ende shumë i lartë”, tha Merkel para gazetarëve, por shtoi se masat do të lehtësohen gjatë pushimeve të Krishtlindjeve.
Ajo tha se detyrimi për të mbajtur maska jashtë do të futet në Gjermani, ku ka një frekuencë të lartë të njerëzve ose në qendrat e qyteteve.
“Ne jemi akoma larg 50 të infektuar për 100 mijë banorë në shtatë ditë. Unë jam e bindur dhe ramë dakord për këtë. Ne duhet të përpiqemi për atë qëllim”, tha kancelarja.
Agjencia britanike kujton se më 2 nëntor, Gjermania prezantoi një “bllokim” të ri për të luftuar valën e dytë të virusit që u përhap në të gjithë Evropën. /Telegrafi/