Site icon Telegrafi

Merkel: Krimet kundër armenëve nuk duhet të harrohen

Kancelarja gjermane, Angela Merkel, gjatë vizitës së saj në Armeni tha se krimet kundër armenëve nuk mund të harrohen.

Ajo foli për masakrën, në të cilën u vranë rreth 1.5 milionë armenë në vitin 1915, në kohën e Perandorisë Osmane.

Në deklaratën e saj, Merkel nuk e përdori fjalën “gjenocid” për të shmangur përsëritjen e tensionit me presidentin turk, Rexhep Tayyip Erdogan.

“Ne e kuptojmë se çfarë krime janë kryer kundër një numri të madh të armenëve. Këto vuajtje nuk duhet të harrohen”, tha Angela Merkel. /rel/

Exit mobile version