Kancelarja gjermane, Angela Merkel i bëri thirrje Ankarasë të lirojë shtetasit gjermanë të ndaluar në Turqi.
“Paraburgimi i tyre është i pajustifikueshëm dhe ne kërkojmë lirimin e tyre”, tha sot Merkel në konferencën e saj vjetore për shtyp.
Disa shtetas gjermanë janë duke u mbajtur në burgjet turke, lidhur me akuzat për mbështetje të grupeve të caktuara terroriste.
“Gjermania dhe Turqia janë në një fazë shumë të komplikuar të marrëdhënieve të tyre. Ne dëshirojmë marrëdhënie më të mira, por kjo do të varet nga përmbushja e parimeve të rregullave ligjore”, shtoi Merkel.