Ish-ministri Vele Samak mbledhjen urgjente të BE-së për krizën e re të emigrantëve e ka cilësuar si tentim për shpëtim të kancelares gjermane Angela Merkel, nga kriza e cila pritet së shpejti të kaplojë kontinentin evropian.
Samak thotë se në mbledhje Angela Merkel ka kërkuar të ndërtohen qendra pranuese për emigrantët në vendet e Ballkanit Perëndimor, konkretisht në Maqedoni, Shqipëri dhe Serbi, ndërsa si kthim ata të marrin data për fillimin e bisedimeve me BE-në, përcjell Telegrafi Maqedoni.
“Mini-samiti për shpëtim të Merkelit nga migrantët: Merkel do të kërkojë azil-qendra në Shqipëri, Maqedoni dhe Serbi, ndërsa si kthim do të fillojnë bisedimet për anëtarësim në BE. Për shkak të marrëveshjes delikate, Maqedonia nuk përmendet publikisht”, ka shkruar Vele Samak./Telegrafi/
ЕУ мини-самит за спас на Меркел ради мигранти: Меркел ќе бара азил- центри во Албанија, Македонија, Србија. За возврат почеток на преговори со Албанија, Македонија. Ради деликатноста со геноцидниот договор Македонија не се спомнува јавно. https://t.co/hVie99N7l4
— Vele Samak ???? (@vsamak) June 24, 2018