Telegrafi

Merkel harron maskën në foltore, kthehet me shpejtësi për ta marrë

Kancelarja gjermane Angela Merkel është bërë hit në internet me një video të publikuar.

Pas përfundimit të fjalimit në Parlamentin gjerman, Merkel rikthehet në ulëse – e aty e kupton se kishte harruar maskën në foltore dhe menjëherë ngritet në këmbë për ta marrë.

Ajo ishte ngritur në këmbë për të folur para deputetëve gjermanë në Bundestag, e pasi që e përfundoi fjalimin u largua nga foltorja për të vazhduar diskutimet nga ulësja e saj, transmeton Telegrafi.

Pa kaluar shumë sekonda, e kupton që me vete nuk e ka maskën – aty reagon menjëherë duke u kthyer në foltore për ta marrë.

Ky moment nuk i shpëtoi kameramanëve e as deputetëve, që me një dozë humori filluan ta duartrokasin. Për ta shikuar videon klikoni këtu. /Telegrafi/