Telegrafi

“Merkel ‘hapi dyert’ për ligjin e Sheriatit në Gjermani”!

Islamistët radikalë nga radhët e organizatës Vëllazëria Myslimane duan të marrin monopolin mbi xhamitë në shtetin lindor gjerman të Saksonisë.

Sipas raporteve të agjencive të sigurisë, shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi, ata duan të bëjnë këtë për të tërhequr më shumë pasues dhe për të zgjeruar ndikimin e tyre.

Organizata Salafiste e krijuar në Egjipt në vitin 1928 për shumë vite ka qenë aktive në Saksoni, kujtoi Gordian Meyer-Plath, kreu i degës rajonale të shërbimeve të sigurisë.

“Tani, kur një numër i madh i myslimanëve që vijnë në Gjermani, ata shohin një mundësi për të zgjeruar rrjetin e tyre jashtë strukturës qendrore dhe për t’u bërë interesant për myslimanët e ri në Saksoni. Ky grup nuk është i përfshirë drejtpërdrejt në veprimtari terroriste, por ende krijon një kërcënim për demokracinë. Vëllazëria Myslimane është ende duke kërkuar futjen e ligjit të Sheriatit në Gjermani, që do të thoshte pasoja për lirinë fetare, të drejtat e grave dhe vlerat demokratike”, thotë Meyer-Plath.

Grupi është aktiv në 70 vende të botës, ku ndërtojnë xhami, shkolla dhe spitale, dhe paraqet veten si një forcë demokratike dhe zyrtarisht distancohet nga lëvizja xhihadiste.

Në Gjermani erdhën një numër i madh i refugjatëve nga vendet me shumicë myslimane, gjatë dy viteve të politikës së “dyerve të hapura”, politikë kjo e favorizuar nga kancelarja gjermane Angela Merkel. /Telegrafi/