Telegrafi

Merkel hap panairin në Frankfurt, “provon” veturën e parë elektrike të VW – aktivistët mjedisorë “kishin përgatitur një befasi”

Kancelarja gjermane Angela Merkel hapi të enjten International Motor Show (IAA) në Frankfurt, ku paralajmëroi audiencën se nevoja në rritje për transport në të gjithë globin “ka çmimin e saj”.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, në fjalën e saj, Kancelarja e përshkroi përmbushjen e objektivave evropianë të emisioneve si një “detyrë të rëndë”, duke shtuar se “nga sot deri në 2030, ne [Gjermania] duhet të ulim emetimet tona të CO2 nga transporti me 40%”.

Më tej, Merkel vazhdoi të ofrojë mbështetje të qeverisë për industrinë gjermane të automobilave.

Lexo po ashtu Volkswagen zbulon ID.3, makinën e saj të parë 'elektrike për masat'

Pasi mbajti fjalimin e saj, Angela Merkel bëri një turne rreth Qendrës së Ekspozitës në Frankfurt dhe vizitoi disa prej ekspozitave përfshirë ato të prodhimit gjerman Mercedes, Volkswagen, Audi dhe BMW.

Ajo madje pati një udhëtim në anijen pa shofer të kompanisë franceze EasyMile.

Lexo po ashtu Panairi i veturave në Frankfurt hapet për publikun – bëhen të ditura detajet e ngjarjes

Ndërkohë një grup aktivistësh të Greenpeace, të cilët e kishin mundur të futeshin brenda Qendrës së Ekspozitës, u ngjitën në çatitë e makinave, duke mbajtur banderola që shfaqnin parulla anti-makina.

Ata madje u përpoqën t’i afroheshin liderit gjerman, ndërsa ajo po vizitonte stendat e Volkswagen dhe BMW.

Gjithashtu një grup tjetër aktivistësh mjedisorë po demonstronin jashtë Qendrës së Ekspozitës në Frankfurt.

Lexo po ashtu Një listë me emra gjigantësh: Zbulohen të nominuarit për të fituar çmimin “Vetura Botërore e Vitit 2020”

Siç ishte bërë e ditur, panairi i veturave në Frankfurt hapi portat e tij për publikun të enjten më 12 shtator, pasi u rezervua për përfaqësuesit e mediave për dy ditë. Një nga ekspozitat më të mëdha në botë të automobilave do të zgjasë deri të dielën më 22 shtator.

Organizatorët kanë njoftuar rreth 60 premiera, kryesisht hibride dhe automjete elektrike, pasi industria e automobilave është e orientuar gjithnjë e më shumë drejt këtij lloji të makinës. /Telegrafi/