Site icon Telegrafi

Merkel: Guximin politik të Zaevit dhe Tsiprasit duhet ta ndjekin liderët tjerë në rajon

BERLIN, GERMANY - NOVEMBER 28: German Chancellor and Chairwoman of the Christ Democrats Party (CDU) Angela Merkel adress the media during a press conference following the summit on diesel emissions with Mayors of the most polluted German cities on November 28, 2017 in Berlin, Germany. (Photo by Michele Tantussi/Getty Images)

Kancelarja gjermane Angela Merkel nuk pret hyrje të shpejtë të Ballkanit Perëndimor në BE, por potencon se rajoni ka perspektivë evropiane.

Në videon e publikuar sot për Samitin e Ballkanit Perëndimor, në kuadër të procesit të Berlinit që do të mbahet të premten në Poloni, Merkel theksoi se vendet e këtij rajoni duhet të tejkalojnë edhe disa ndalesa dhe të plotësohen disa kushte, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Ajo potencoi se në rajon ka shembuj pozitiv të dialogout, duke theksuar zgjidhjen e kontestit të emrit mes Shkupit dhe Athinës.

“Me guxim politik, kryeministrat e Maqedonisë së Veriut Zoran Zaev dhe i Greqisë, Alexis Tsipras arritën ta zgjidhin konfliktin”, shtoi Merkal.

Sipas saj, ky shembull duhet të inkurajojë zgjidhjen e problemeve në Bosnjë dhe Hercegovinë, si dhe problemet e Serbisë me Kosovën.

Në Poloni do të mbahet konferenca për Ballkanin Perëndimor ku do të merr pjesë edhe Merkal./Telegrafi/

Exit mobile version