Site icon Telegrafi

Merkel: Gjermania është në anën e Turqisë në luftën kundër terrorizmit

Kancelarja gjermane Angela Merkel duke dënuar sulmin terrorist në Stamboll tha se Gjermania është në anën e Turqisë në luftën kundër terrorizmit.

Merkel në një konferencë të përbashkët të mbajtur në kryeministi me presidentin e Azerbajxhanit Ilham Aliyev shprehu pikëllimet për shkak të lajmeve të ardhura nga Stambolli, raporton Anadolu Agency.

Ajo tha se është trishtim që 11 persona kanë humbur jetën për shkak të urrejtjes dhe verbërisë së terroristëve. Merkel theksoi se asnjë gjë nuk mund të bëjë të drejtë këtë sulm dhe se asgjë nuk mund ta shfajësojë këtë mizori.

“Kur bëhet fjalë për luftën kundër terrorizmit Gjermania qëndron në anën e Turqisë”, deklaroi Merkel.

Gjithashtu edhe në deklaratën e Ministrisë së Jashtme gjermane vihet në dukje se shefi i diplomacisë Frank-Walter Steinmeier dënoi ashpër sulmin. Ai tha se kjo është tronditëse që Turqia pikëllohet edhe njëherë me humbjet e jetëve dhe të plagosurit në një sulm tjetër terrorist.

Exit mobile version