Site icon Telegrafi

Merkel: Gjermania e gatshme të rrisë investimet në ushtari

Kancelarja gjermane, Angela Merkel, gjatë një konferencë të përbashkët shtypi me Presidentin amerikan Barak Obama, tha se Gjermania është e gatshme të rris shërbimin e tyre ushtarak me kërkesë të aleatëve, veçmas të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Siç raporton AP, NATO-ja ka kritikuar prej kohësh Gjermaninë për dështimin në përmbushjen e detyrimeve që të ndajë të paktën dy për qind të GDP-së në fushën e mbrojtjes, e cila është arsyeja pse kryetari i sapo zgjedhur i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump gjatë fushatës i ka bërë thirrje Gjermanisë dhe vendeve tjera evropiane, për të përmbushur detyrimet ndaj NATO-s, ose në të kundërtën SHBA mund të tërheq trupat e saj nga Evropa, për shkak të shpenzimeve të mëdha, transmeton KosovaPerss.

“Ne kemi marrë mesazhin dhe do të fillojmë të reagojmë”, tha Merkel në konferencën e mbajtur në Berlin.

Kurse, Presidenti i SHBA-ve në largim, Barack Obama tha se angazhimi Trumpit për NATO-n ishte shumë i rëndësishëm.

Kur është fjala për Ukrainën dhe Sirinë, Obama tha se Shtetet e Bashkuara kanë dallime të rëndësishme me Rusinë dhe ka shtuar se ai shpreson që Tramp do të vazhdojë të kundërshtojë Rusinë, pasi aty ndahen vlerat amerikane dhe normat ndërkombëtare.

Obama tha se Bashkimi Evropian mbetet një nga arritjet më të mëdha në botë dhe duhet të kultivohet edhe më tej.

Ndryshe, Gjermania ka kohë që është duke bërë thirrje për krijimin e një force mbrojtëse të Bashkimit Evropian, për të përballur kërcënimet që vinë nga Rusia, por Britania ka kundërshtuar një kërkesë të tillë, duke thënë se krijimi i kësaj force ushtarake do të dobësonte NATO-n.

Dje edhe kryeministri i Danimarkës është pajtuar që të rris investimet në ushtri në 2 përqind të GDP-së.

Exit mobile version