Kristiandemokratët gjermanë (CDU) dhe partneri bavarez CSU, zyrtarisht e zgjodhën Angela Merkelin kandidate për kancelare të ardhshme të Gjermanisë.
Pas takimit dyditor në Munih, në të cilin u mbyllën të gjitha çështjet ndërmjet dy partive simotra, posaçërisht kërkesa e CSU-së për kufi të epërm prej 200 mijë refugjatëve të pranuar gjatë një viti, konservatorët gjermanë u dakorduan për kandidat të përbashkët, i cili në shtator në garën për kancelar duhet t’i kundërvihet kandidatit të SPD-së centralomajtiste, Martin Shulc.
“Ekziston mbështetje unanime nga të dy partitë për kandidaturën e Merkelit”, deklaroi sot lideri i CSU-së dhe kryeminsitër i Bavarisë, Horst Zehofer, i cili në 18 muajt e kaluar ishte njëri ndër kritikët më të ashpër të politikës së dyerve të hapura për refugjatët për shkak se krahina e tij, Bavaria ishte e para në goditje nga vala e refugjatëve nga Siria, Iraku dhe Afrika e Veriut.
Në jehonën e krizës së refugjatëve në vitin 2015, Zehofer kërcënoi se, edhe pse janë partnerë në qeveri, do të ngre padi ndaj Merkelit dhe partisë së saj CDU para Gjykatës federale kushtetuese.
Në konferencë për shtyp në Munih, Merkel sërish e hodhi poshtë kërkesën e Zehofer për kufirin e epërm për pranim të refugjatëve, por porositi se qëllim i përbashkët i dy partive është të mos përsëritet kriza në të cilën mbi një milion refugjatë hynë në vend.
Sipas saj, CDU dhe CSU fillojnë të punojnë në platformë të përbashkët zgjedhore për zgjedhjet e shtatorit.
Të dy partitë së bashku në nivel federal kanë rreth 36 për qind të besimit, që së bashku me 23 për qind të besimin e gëzon SDP do të thotë se në Gjermani është i mundur një koalicion i amdh që sundon me vendin prej vitit 2013.