Site icon Telegrafi

Merkel e quan Rusinë partner të rëndësishëm

Kancelarja gjermane, Angela Merkel, të martën në takim me presidentin rus Vladimir Putin, është shprehur për marrëdhënie të mira me Rusinë.

“Rusia është partner i rëndësishëm për ne”, tha Merkel në takim me Putin, në qytetin rus Soçi, transmeton agjencia gjermane e lajmeve DPA.

Putin ka pritur Merkel në Soçi, duke thënë se dëshiron që fokusi i bisedimeve të tyre të jenë konflikti në Ukrainë dhe Siri.

Putin, po ashtu, ka falënderuar Merkel për rastin e ofruar që të bisedojnë për përgatitjet për samitin G-20, i cili organizohet në korrik në qytetin gjerman Hamburg.

Exit mobile version