Kancelaria gjermane, Angela Merkel u shpreh kundër idesë së ndalimit të plotë të velit që mbulon të gjithë fytyrën e grave myslimane, duke thënë se kjo veshje është pjesë e lirisë fetare.
Merkel në një konferencë parlamentare ndërkombëtare në Berlin tha se veli që mbulon të gjithë fytyrën, të tilla si burka dhe nihabi, ishin në një farë mënyre, një pengesë e madhe për integrimin.
“Në këtë kuadër, ne kemi filluar duke bërë plane të sakta në lidhje me përdorimin e velit të plotë të fytyrës në zona ku nuk është e nevojshme”, tha kancelarja, duke iu referuar zyrave të administratës publike apo gjykatave.
Sipas ligjit, i cili pritet të hyjë në fuqi, është e domosdoshme shfaqja e fytyrës në shërbimin publik, në ngasje të automjeteve, në kopshte, shkolla, universitete, në sallat e gjyqit si dhe gjatë kontrollit për pasaporta dhe në demonstrata.