Telegrafi

Merkel e gatshme të kandidojë në rast të zgjedhjeve të parakohshme

Kancelarja gjermane, Angela Merkel njoftoi sot, se ajo është gati për një kandidaturë të re, në rast të zgjedhjeve të parakohshme legjislative në vend, pavarësisht dështimit të saj dje për të krijuar qeverinë.

Kryetarja konservatore theksoi në televizionin publik, se është shumë skeptike për sa i përket krijimit të një qeverie minorance, një tjetër mundësi për atë që të qëndrojë në pushtet.

“Zgjedhjet e parakohshme do të ishin rruga e preferuar”, tha ajo për kanalin televiziv ARD.

Negociatat e ndërmarra nga kancelarja gjermane, Angela Merkel në përpjekje për të formuar një qeveri të re në Gjermani pas zgjedhjeve legjislative, dështuan dje në mbrëmje, pas tërheqjes së Partisë Liberale, pas më shumë se një muaj përpjekjesh.