Site icon Telegrafi

Merkel dhe Hollande: Optimizëm dhe unitet për çështjen e refugjatëve

François Hollande dhe Angela Merkel dhanë sot një mesazh optimizmi dhe uniteti përballë krizës së refugjatëve duke anashkaluar mosmarrëveshjet e së kaluarës, gjatë Këshillit të 18-të të ministrave franko-gjermanë veçanërisht konsensualë në Metz (lindje të Francës).

Gjatë konferencës së shtypit që përmbylli takimin e përvitshëm, presidenti francez përkujtoi qëndrueshmërinë dhe besimin e marrëdhënieve intensive dhe të vazhdueshme midis dy vendeve.

“Ne ndajmë të njëjtin vullnet për t’i dëshmuar Evropës drejtimin e duhur”, u shpreh ai.

Kancelarja ishte shprehur me humor ndaj kritikave të formuluara në mesin e muajit shkurt nga ana e kryeministrit francez, Manuel Valls për politikën e saj të hapur kundrejt çështjes së refugjatëve. Duke vizituar një kamp refugjatësh në Mynih, kreu i qeverisë franceze e kishte cilësuar se kjo politike nuk do të ishte qëndrueshme në kohë.

Exit mobile version