Site icon Telegrafi

Merkel dhe Hollande nderojnë viktimat e Berlinit

Kancelarja gjermane Angela Merkel dhe Presidenti francez Francois Hollande, sot bënë homazhe në vendin ku në dhjetor gjatë panairit të Krishtlindjeve në Berlin u vranë 12 qytetarë.

Merkel dhe Hollande vendosen lule, ku tuniziani me një kamion që kishte rrëmbyer, kreu sulmin terrorist, duke u futur në mes të turmës së qytetarëve që gjendeshin në panairin e Krishtlindjeve.

Gjatë sulmit të kryer në dhjetor të vitit të kaluar, humbën jetën 12 qytetarë dhe u plagosën 50 të tjerë.

Exit mobile version