Site icon Telegrafi

Merkel dhe Erdogan “përplasen” në Berlin për gazetarin turk

Kancelarja gjermane Angela Merkel dhe presidenti turk Recep Tayyip Erdogan, kanë pasur mosmarrëveshje rreth gazetarit turk i cili tentoi ta pengoi vizitën e të parit të Turqisë në Berlin, shkruan Bloomberg.

Këto mosmarrëveshje nuk janë duke kontribuuar marrëdhënieve mes këtyre dy vendeve, ku gjatë konferencës së përbashkët dy liderët patën qëndrime të kundërta për protestuesit anti-Erdogan, standardet demokratike, lirinë e shtypit si dhe sundimin e ligjit, transmeton Telegrafi.

Qëndrimet e ndryshme rrezikojnë përpjekjen për përmirësim të raporteve, pasi që Turqia është nën presion nga sanksionet e SHBA-ve dhe problemet ekonomike.

(Photo by Bundesregierung via Getty Images/Guliver)

Rasti i gazetarit turk Can Dundar hodhi një hije takimit të sotëm, ku Erdogan kishte kërcënuar se do ta anulon konferencën për media nëse ky gazetar merr pjesë në të.

Ish-kryeredaktori i të përditshmes turke “Cumhurriyet” që tani jeton në Gjermani, i kishte kaluar tre muaj në burg pas raportimit rreth “dërgesave të armëve turke në Siri”. /Telegrafi/

 

 

 

 

Exit mobile version