Kancelarja gjermane, Angela Merkel, ka dënuar ashpër tentim grusht shtetin në Turqi, duke thënë se Berlini qëndron prapa atyre që mbrojnë demokracinë dhe sundimin e ligjit.
“Është tragjike që shumë njerëz kanë vdekur gjatë tentim grusht shtetit”, ka thënë Merkel. “Gjakderdhja në Turqi duhet të ndalet”.
Ajo është shprehur se është e drejtë e popullit turk që të zgjedhin liderët e tyre politikë në zgjedhjet e lira politike.