Kancelarja gjermane, Angela Merkel, ka porositur të mërkurën se Gjermania në bisedimet për daljen e Britanisë së Madhe nga BE-ja, do të angazhohet që të sigurojë që Brexit sa më pak të çrregullojë jetën e gjermanëve dhe shtetasve të vendeve tjera anëtare, të cilët jetojnë në Britani.
Duke shfaqur shpresën se Britania dhe BE-ja do të mbeten partnerë të ngushtë, Merkel u ka thënë anëtarëve të partisë së saj konservatore, se Brexit te shumica në Evropë ka shkaktuar shqetësim për të ardhmen e tyre, transmeton Reuters.