Site icon Telegrafi

Merkel bën thirrje për vaksinim për të frenuar përhapjen e coronavirusit gjatë dimrit

Kancelarja gjermane në largim, Angela Merkel, iu bëri thirrje gjermanëve të pavaksinuar që të marrin vaksinën kundër COVID-19 për të frenuar përhapjen e virusit gjatë dimrit.

“Nëse qëndrojmë së bashku, nëse mendojmë të mbrojmë veten dhe të kujdesemi për të tjerët, ne mund ta shpëtojmë shumë vendin tonë këtë dimër”, u shpreh Merkel, duke paralajmëruar se  “këto janë javë shumë të vështira përpara nesh”.

Sipas medieve të huaja, përcjell Telegrafi, Merkel iu kërkoi njerëzve që ende nuk e kanë marrë vaksinën kundër coronavirusit që të rishikonin vendimin e tyre.

Infeksionet janë rritur në Gjermani prej javësh, ndërsa Evropa lufton një rritje të re të virusit gjatë dimrit.

Instituti Robert Koch i Gjermanisë raportoi 45,081 infeksione të reja, dy ditë pasi totali ditor arriti në 50,000 për herë të parë. /Telegrafi/

Exit mobile version