Kancelaria gjermane, Angela Merkel ka mbajtur një konferencë në Berlin, në të cilën ajo ka ngushëlluar familjet e viktimave të sulmit me armë në Munih, në të cilën mbetën të vrarë nëntë persona, në mesin e tyre edhe tre kosovar.
Në deklaratën e saj, Merkel tha se bashkëndjen dhembje me familjet e viktimave, transmeton KosovaPress.
“Ne bashkëndjejmë dhimbje me ju. Mendime tona janë me ju”, tha Merkel.
Sipas saj, Forcat e Sigurisë në Gjermani kanë kryer punën e tyre mbrëmë me profesionalizëm të lartë, dhe se po vazhdojnë angazhimin e tyre ngjashëm me shërbimet e emergjencës.
Në këtë konferencë, Merkel theksoi edhe dhembshurinë dhe bujarinë e fqinjëve të zonës së Mynihut, të cilët hapën zemrat dhe shtëpitë e tyre për t’i ndihmuar të gjithë të prekurit nga masakra e mbrëmshme.
“Në këtë kohë, është mirë që kemi kaq shumë miq që solidarizohen me ne”, deklaroi Merkel.
Në deklaratat e saj pas sulmit në Nice të Francës, Merkel kishte thënë se siguria e popullit gjerman është e garantuar.