Site icon Telegrafi

Meriton Mjekiqi komenton veprimin e motrës së Bardhit ndaj Sarës: E shmangu me elegancë

Gjatë spektaklit të kaluar, Bardhi, u surprizua nga motra e tij Afërdita, e cila i ka dhënë atij disa këshilla.

E pyetur nga Ledion Liço nëse donte ta takonte edhe Sarën, ajo tha që do donte t’i takonte të gjithë, jo vetëm atë.

Pas Prime-it, Meriton Mjekiqi i ka thënë Bardhit se motra e tij e shmangu me shumë elegancë takimin me Sarën.

Foto: Screenshot/Instagram

“Nëse të pengon diçka thuaja. Edhe te puna e nominimit, edhe te pjesa e lojës gjithçka. Ndërsa te pjesa ku motra jote me elegancë e shmangi takimin me Sarën mos u ndiej keq. Se ndoshta ajo edhe do të të pyes. Ajo e ka bërë për arsye të vetat që s’kanë rëndësi”, iu drejtua ai.

Lexo po ashtu Bardhi befasohet nga motra në Big Brother VIP Albania 3

“Ajo ndoshta nuk e ka parë se ne jemi qartësuar prapë”, u shpreh në anën tjetër këngëtari.

Foto: Screenshot/Instagram

Sara dhe Bardhi kanë pasur luhatje të shumta në raportin e tyre, ndonëse po vazhdojnë të shijojnë lidhjen.

Ata janë qartësuar dhe kanë bërë paqe me njëri-tjetrin. /Telegrafi/

Exit mobile version