Në sezonin e ardhshëm, Romelu Lukaku pritet të luajë në një klub më të madh dhe babai i tij ka deklaruar se marrëveshja do të arrihet para ‘Euro 2016’.
Futbollisti belg ka qenë në formë fantastike te Evertoni dhe pritet të transferohet te ndonjë skuadër e madhe, porse shumëkush dyshon nëse ai e meriton çmimin e kërkuar nga klubi i tij.
‘Toffees’ kërkojnë 65 milionë funte (84 milionë euro) për lojtarin e tyre kryesor, por kjo shifër besohet të jetë e lartë.
Megjithatë, nuk do të ishte befasi nëse ndonjë klub e paguan atë shumë, duke qenë se çmimet e lojtarëve janë rritur jashtëzakonisht shumë në vitet e fundit.
Më poshtë jua sjellim listën e qendërsulmuesve më të shtrenjtë në histori:
82 milionë funte (106 milionë euro) – Luis Suarez (nga Liverpooli te Barcelona)
59 milionë funte (76.5 milionë euro) – Zlatan Ibrahimovic (nga Interi te Barcelona)
55 milionë funte (71 milionë euro)– Edinson Cavani (nga Napoli te PSG)
50 milionë funte (64 milionë euro)– Fernando Torres (nga Liverpool te Chelsea)
47.5 milionë funte (61.5 milionë euro) – Carlos Tevez (nga MSI te Manchester City)
/Telegrafi/