Telegrafi

Meriton Korenica shkëput kontratën me Shkëndijën, shumë klube në kërkim të tij

Mesfushori ofensiv kosovar, Meriton Korenica, ka shkëputur kontratën e tij me klubin tetovar, Shkëndijën.

Futbollisti i vetëm nga Kosova që luajti për Shkëndijën në sezonin e fundit, me pajtueshmëri të përbashkët me klubin tetovar kanë vendosur të shkëpusin kontratën e tyre.

Korenica ka pasur mungesë minutazhit te Shkëndija, çka edhe e kanë shtyrë atë që të largohet.

Në vetëm pesë ndeshje të tij sa është aktivizuar te Shkëndija, ai ka arritur të shënojë katër gola dhe të realizojë një asist vendimtar në një prej fitoreve të klubit tetovar që e fitoi Kupën e Maqedonisë.

Vlera e tij sipas Transfermarkt.de llogaritet të jetë 50 mijë euro, dhe fakti se është në parametra zero, tashmë ka joshur shumë klube që të vihen në kërkim të tij.

Korenica ka qenë i ftuar edhe në përfaqësuesen e Kosovës U-21 që drejtohet nga Rafet Prekazi, ku me performancat e tij ka qenë një prej më talentëve më premtues.

Mbetet të shihet ku do të përfundojë një prej lojtarëve shqiptarë premtues në parametra zero. /Telegrafi/