Sulmuesi anësor i Kosovës, Meriton Korenica ka realizuar gol për Clujin në ndeshjen ndaj Botosanit e mbyllur 1-1.
Korenica pranoi një top në zonë dhe arriti të shënojë në tentimin e dytë, që në minutën e 10-të, duke i dhënë Clujit epërsinë prej 1-0.
Por pak pa u mbyllur ndeshja, Botosani barazoi në 1-1, duke e mbyllur kështu ndeshjen e xhiros së 22-të të elitës së Rumanisë.
Korenica ishte më i miri në fushë dhe nga SofaScore u vlerësua me notën 7.9.
Ai kishte 46 prekje të topi, duke kompletuar 83 për qind të pasimeve.
Korenica krijoi edhe tri raste të mëdha për skuadrën e tij, ndërsa gjuajti po ashtu tri herë në portë.
Cluj është në vendin e katërt në elitën e futbollit rumun me 38 pikë. /Telegrafi/