Site icon Telegrafi

Meriton Korenica ndahet me Prishtinën, gati për aventurën e re

Mesfushori sulmues, Meriton Korenica, ka vendosur që të mos vazhdojë bashkëpunimi me Prishtinën.

Pas dy viteve të kaluara në këtë klub, ai ka falëndëruar të gjithë ata që e ndihmuan, duke e quajtur klubin si shtëpi të dytë të tij.

“Pas dy viteve të mrekullueshme, fitoreve, gëzimeve, por edhe zhgënjimeve, me zemrën plot dashni – Prishtinës, shpisë tem të dytë, sot po i them lamtumirë”.

“Falënderoj klubin e FC Prishtinës për të gjitha, trajnerët Mirel Josa, Armend Dallku dhe Artan Luzi , Stafin dhe të gjithë bashkëlojtarët me të cilët ishim si familje. Faleminderit tifozeria PLISAT dhe qytetarët e Prishtinës që më keni ofruar mbështetjen maksimale në çdo kohë, do të jem një prej jush gjithmonë!”, ka shkruar Korenica.

Lojtari pritet që të prezantohet në skuadrën e re në ditët në vijim, ku Ballkani duket e avantazhuar ndaj të tjetëve. /Telegrafi/

Exit mobile version