Artistë të shumtë të estradës po vazhdojnë të publikojnë këngë të reja gjatë kësaj periudhe.
Kësaj liste i është bashkuar edhe reperi i njohur, Meriton Ademi i cili ka publikuar projektin më të ri muzikor.
Kënga mban titullin “Kastile” dhe është kompletuar edhe nga ana vizuale për të cilën u përkujdes “Sunset Films” me regji të Leogzim Foniqi.
Producent i projektit më të ri nga Meriton është Rzon Music, ndërkohë teksti u realizua nga vet reperi.
Kënga tashmë gjendet në kanalin zyrtar të Meritonit në YouTube dhe padyshim do të mirëpritet nga ana e fansave të tij.
Theksojmë që Meriton numëron disa projekte të suksesshme që është “Most Wanted”, “BMW”, “A thu” e shumë të tjera. /Telegrafi/