Meritan Shabani mund të largohet nga Wolverhampton Wanderes pas një viti qëndrim në Angli.
Mesfushori ofensivë vitin e kaluar iu bashkua Wolvesit vitin e kaluar nga Bayern Munich.
Por Shabani që pati një lëndim të rëndë nuk ka arritur të debutoj me ekipin e parë në Ligën Premier, por ka luajtur si zëvendësues në EFL Cup.
Ai pritet të largohet pasi Sampdoria ka shfaqur interesim për transferimin e tij.
Skuadra e udhëhequr nga Claudio Ranieri ka shprehur interesim për huazimin e tij.
Shabani është gati për t’iu bashkuar klubit nga Serie A, pasi e sheh si hap të madh në karrierë.
Calciomercato ka raportuar se drejtuesit e dy skuadrave janë në bisedime të avancuara.
21-vjeçari ka luajtur gjashtë ndeshje me skuadrën rezervë duke shënuar dy gola. /Telegrafi/