Kanë mbetur edhe disa orë deri tek përfundimi i afatit kalimtar për klubet e ligave angleze.
Një prej tyre që pritet të angazhohet në një klub të ri është, Meritan Shabani, i cili nuk do të vazhdojë karrierën te klubi i Bayern Munichut.
Futbollisti shqiptar raportohet se do të transferohet gjatë ditës së sotme te Wolverhampton, ku tashmë ka arritur në shtetin anglez, raporton skysport.
Lojtari pasi të kryej testet mjekësore, do të nënshkruajë kontratë trevjeçare me ekipin që bën gara në Ligën Premier.
Theksojmë se njëzetvjeçari ka pasur vetëm dy paraqitje për ekipin e parë gjerman gjersa ka ka luajtur 24 ndeshje për Bayern 2.
Ndryshe, Xherdan Shaqiri, Shkodran Mustafi, Granit Xhaka dhe Albian Ajeti janë lojtarë që tashmë do t’i shohim në Ligën Premier. /Telegrafi/